Komanda e KFOR-it në Kosovë njoftoi se trupat  amerikane kanë nisur patrullimet në Leposaviq pas paralajmërimeve të kryeminstrit të Kosovës, Albin Kurti për sulme të tjera në këtë pjesë të vendit.

Kurti theksoi në një konferencë për shtyp se Milan Radojçiç po përgatit të tjera sulme duke rekrutuar njerëz të cilët po i trajnon dhe po i paguan nga 2000 mijë euro.

“KFOR-i është plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të ofruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes.” – shkruhet në njoftimin e KFOR-it.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *