Flakët që përfshinë qendrën tregtare “Metropol” në Lushnje janë vënë nën kontroll pas shumë orësh përpjekje nga zjarrëfikësit, forcat e policisë dhe pjesëtarët e RENEA-s.
Vatra e zjarrit ishte në katin e katërt të qendrës tregtare me 12 kate, ndërsa forcat zjarrfikëse punuan me orë të tëra nga kati i parë për shuarjen e zjarrit pasi autushkalla mbërriti pas 8 orësh.
Forcat RENEA arritën të largojnë personat e bllokuar në ambientet e ndryshme të kësaj qendre, mes tyre dhe 3 fëmijë të cilët më pas morën trajtim spitalor pasi ishin asfiksuar nga tymi.
Në spital përfunduan dhe 9 zjarrfikës të asfiksuar, ndërsa në total numri i të asfiksuarve që morën trajtim spitalor ishte 43 persona.