Devid  Kozak tronditi mbarë botën kur në 21 dhjetor hapi zjarr ndaj studentëve të universitetit Charles në Pragë duke vrarë 14 persona. 

Autoritetet çeke ushtruan kontrolle në banesën e tij ku gjetën dhe një ditar në të cilin Kozak rrëfente krimet e tij. 

Ai shkruante në ditar se gjashtë ditë para masakrës kishte vrarë në pyll një vajzë të vogël bashkë me të atin.

Kozak u vetëvra pasi u rrethua nga forcat e policisë duke refuzuar të dorëzohej, ndërsa sulmi i tij konsiderohet si më i rëndi në një universitet në vendet e Evropës.

Çekia vijon të jetë e tronditur nga sulmi, ndërkohë që ministri i Brendshëm Vik Rakusun kërkoi nga kryetarët e bashkive dhe komunave në vend, të anulojnë hedhjen e fishekzjarreve në natën e ndërrimit të viteve.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *