Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit zbarkuan ditën e djeshme në farmacitë “Delta Pharma” dhe “Ditë e Natë” të cilat dyshohet se administrohen nga e shoqja e ish-ministrit të Shëndetësisë.

Organi i akuzës po heton për dyshimet se Adriana Beqja u favorizua nga Ilir Beqja gjatë kohës kur ky i fundit ishte ministër me kontrata klienteliste.

SPAk-u pretendon se ish-ministri kontrollon indirekt kompanitë farmaceutike, ndërsa kontrollet në këto ambiente vijuan deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.

Ilir Beqja u mor zyrtarisht si i pandehur lidhur me koncesionin e sterilizimit ku akuza pretendon se ai paracaktoi biznesmenin Ilir Rrapaj si fitues duke rritur ndjeshëm kostot e shërbimit për synime korruptive.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *