Dita e parë e këtij viti shënon hyrjen në fuqi të liberalizimt të vizave për Kosovën.

Shtetasit e Kosovës do të gëzojnë të drejtën e lëvizjes dhe qendrimit ne vendet e zonës Shengen për 90 ditë.

Ky hap historik për Kosovën u përshëndet dhe nga kryeministri i vendit, Albin Kurti që e cilësoi këtë vendim si korrigjim të një padrejtësie.

“Nuk do privohemi më nga mundësitë që na paraqiten në art, edukim, sport, kulturë e fusha të tjera. Po forcohet edhe pasaporta e Republikës sonë, si forcim i identitetit dhe dinjitetit tonë si shtet në arenën ndërkombëtare.

Për të shënuar këtë arritje të rëndësishme, bashkë me zëvendëskryeministren, njëherësh ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schëarz, përcollëm fluturimin e parë nga Prishtina, pa viza, drejt qytetit të bukur të Vjenës. Janë gjithsej 50 qytetarë, të cilët e fituan këtë mundësi në kuadër të fushatës sonë informuese.

E këtë të drejtë të fituar me vështirësi duhet ta gëzojmë me përgjegjësi. Të respektojmë kërkesat e kriteret sepse kështu respektojmë dhe lartësojmë shtetin.

Kudo që të udhëtojmë, le të kujtojmë e kurrë mos harrojmë se shtëpia jonë është Kosova.” – shkroi Kurti në fejsbuk.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *