Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja u paraqit sot sërish në Prokurorinë e Posaçme ku do të pyetet në lidhje me koncesionin e Sterilizimit.
Beqja kësaj radhë shoqërohej dhe nga avokati i tij, Ermal Yzeiraj.
Ish-ministrit i është ndaluar largimi jashtë vendit me një vendim të datës 16 nëntor, të vitit të kaluar, ndërsa biznesmeni Ilir Rrapaj dhe ish-zëvëndësi i tij Klodian Rrjepaj u arrestuan në muajin gusht të 2023-shit për shkeljet e kryera në koncesionin e Sterilizimit.