Analisti dhe publicisti Shkëlzen Gashi kërkoi nga institucionet e Shqipërisë dhe Kosovës që të ndërmarrin nisma konkrete për shndërimin e shtëpisë së Hasan Prishtinës në Selanik në shtëpi muze. Sipas tij, shqiptarët duhet të ndjekin shembullin e turqve të cilët e shndërruan shtëpinë e Ataturkut në Selanik në shtëpi muze.

“Autoritetet turke, në bashkëpunim me autoritetet greke, shtëpinë e Mustafa Kemail Ataturk-ut në Selanik e kanë shndërruar në muze, ku është prezentuar jeta dhe vepra e themeluesit të shtetit modern turk.

Duke e ndjekë këtë shembull, autoritetet shqiptare/kosovare, në bashkëpunim me autoritetet greke, do të ishte mirë që shtëpinë e Hasan Prishtinës në Selanik ta shndërronin në muze, ku do të prezentohej jeta dhe vepra e themeluesit të shtetit shqiptar.” – shkroi Gashi. 

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *