Lajmin e konfirmuan kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ministri i infrastruktrures së Kosovës, Liburn Aliu.
Rama tha para gazetarëve se ka patur një ndryshim të linjës nga do të kalojë traseja duke përfshirë pjesën nga Shkodra në drejtim të Gjakovës. Sipas Ramës kjo linjë ka qenë kërkesë e shumëpërsëritur nga ana e autoriteteve të Kosovës.
Liburn Aliu theksoi nga ana e tij se tashmë do të nisë dhe studimi për projektin e herkurudhës i cili pason studimin e fizibilitetit tashmë të përfunduar.
“Në përputhje edhe me zotimet tona pas procesit të nisur të fizibilitetit, do të fillojnë punimet intensive në drejtim të realizimit të njërit prej projekteve më të mëdha infrastrukturore që do të lidhë jo vetëm qytetarët, por edhe ekonominë e vendeve tona dhe më gjerë.”- 0është shprehur ai.