Dorëzimi i padisë në gjykatën më të lartë të Kombeve të Bashkuara është kryer nga shteti i Afrikës së Jugut dhe seancat e para dëgjimore do të nisin më 11 dhe 12 janar. 

Afrika e Jugut e akuzon Izraelin për gjenocid ndaj popullatës civile në Gaza, ku pretendohet se 2/3-tat e viktimave nga sulmet ushtarake izraelite janë fëmijë, gra dhe pleq. 

Izraeli ka reaguar ndaj kësaj padie duke shprehur mosbesim në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Gjithësesi, një grup avokatësh janë dërguar nga ky shtet për të shpalosur argumentet e tyre në seancat e para dëgjimore. 

Mbetet të shihet nëse padia do të pranohet nga kjo gjykatë, ndërsa në rast pranimi, rasti mund të marrë disa vite deri në dhënien e një vendimi.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *