Sven Goran Erikson njoftoi se është diagnostikuar me kancer dhe se mjekët i japin – në rastin më të mirë – një vit jetë. 

Ish-tekniku suedez theksoi se ai do të përpiqet të sfidojë sëmundjen duke mos menduar për të.

“Do të rezistoj për aq kohë sa të mundem. Në rastin më tl mirë më ngelet një vit jetë, në rastin më të keq shumë me pak se kaq. Gjithsesi është e pamundur të thuhet saktësisht, kështuqë përpiqem të mos mendoj për këtë gjë.” – tha Erikson për Radion Suedeze P1.

Suedezi ishte trajneri i parë i huaj që u ul në stolin e përfaqësueses së Anglisë duke e drejtuar në dy kampionate botërore, 2002 dhe 2006 dhe në evropianin e vitit 2004.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *