Në njoftimin thuhet se SHBA-të e kanë miratuar kërkesën për shitje, ndërsa pjesë e këtyre sistemeve do të jetë dhe insfrastruktura shtesë për logjistikën, trajnimet dhe përdorimin e tyre.
“Kjo shitje e propozuar do të mbështeste synimet e politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara duke përmirësuar sigurinë e një partneri evropian, i cili është një forcë e rëndësishme për stabilitetin politik dhe ekonomik në Evropë. Shitja e propozuar do të përmirësojë kapacitetin afatgjatë të mbrojtjes së Kosovës për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e saj territorial duke përmbushur nevojat e saj të mbrojtjes kombëtare” – thuhet në njoftimin e DAsH-it.
Tashmë propozimi do të kalojë në Kongresin Amerikan i cili miraton shitjen e armëve për vendet e huaja.