Gjatë takimit me homologen Donika Gërvalla, Hasani theksoi se sulmi në Bajnskë ishte një sulm klasik terrorist dhe se autorët e tij duhet të dalin para drejtësisë. Sipas Hasanit, amnistimi i sulmuesve të Bajnskës krijon terrenin për konflikte të reja dhe përshkallëzim dhune të mëtejshëm.
“Vizita ime është pjesë e një turi, pas Kosovës në Maqedoni dhe Malin e Zi. Turi ka për qëllim ndarjen e ideve për punën që duhet të bëjmë bashkë për të mirën e rajonit dhe qytetarëve tanë. Rajoni është duke kaluar një moment delikat. Siguria dhe stabilteti janë më të kërcënuara se sa në çdo moment tjetër gjatë dekadës së fundit. Kemi dënuar sulmin e 24 shtatorit. Ky sulm ishte një akt kriminal kundër stabilitetit pavarësisë ligjit dhe rendit të Kosovës. Autorët organizatorët duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të dalin para drejtësisë sa më parë për të mos lejuar një përshkallëzim më tej të situates.” – tha Hasani.