Lulzim Basha u tha sot gazetarëve se SHBA-të kishin ndërmjetësuar për nismën e re të Reformës Zgjedhore duke bindur palët të ulen në tryezë. 

Kjo deklaratë e Bashës është pasuar nga një reagim i Amsasadës Amerikanë në vendin tonë duke hedhur poshtë pohimet e Bashës dhe duke theksuar se takimet me subjektet politike janë pjesë e axhendës normale diplomatike. 

“Si pjesë e angazhimit tonë normal diplomatik me anëtarë të parlamentit, Ambasada e SHBA takohet rregullisht me kryetarë, bashkëkryetarë dhe anëtarë të komisioneve të ndryshme parlamentare, përfshi Komisionin për Reformën Zgjedhore. Takimet nuk janë pjesë e ndonjë ndërmjetësimi. Interesi ynë mbetet për qeverisje të efektshme dhe përfaqësuese për të zbatuar rekomandimet e ODIHR-it dhe mirëpresim idetë e të gjitha partive të përgjegjshme për këtë qëllim.” –  theksohet ndër të tjera në reagimin e Ambasadës Amerikane.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *