Ish-presidenti Donald Tramp e nisi këtë vit zgjedhor me një fitore të thellë në garën brenda partisë së tij duke fituar në primaret e Iowa-s.
Tramp mori 61% të votave duke lënë pas Ron DeSantis, ndërsa e treta u rendit Niki Hejli.
Guvernatori i Floridas mori 21% të votave, teksa duket se pas një nisje entuziaste të fushatës, popullariteti dhe përqindjet e mbështetjes për të kanë rënë ndjeshëm në muajt e fundit.
Ndryshe nga fjalimet e mëparshme të tij, kësaj here Donald Tramp u shfaq ndryshe duke folur për unitet dhe bashkim të amerikanëve, qofshin ata republikanë apo demokratë.
Zhvillimet e para të këtij viti zgjedhor tregojnë se mund të kemi sërish një përballje mes Donald Tramp tashmë 77 vjeçar dhe presidentit aktual, Xho Baiden, 81 vjeçar.