Lajmi për dërgimin e një kontigjenti të ri ushtarak u dha nga ministria e Mbrojtes së Kroacisë.
Fjala është për një trupë nga forcat ajrore kroate e cila do të bashkohet me misionin e KFOR-it në Kosovë.
“Komandant i regjimentit të forcave është majori Elvis Mishiq, një kapiten i skuadrës së 395-të të helikopterëve në kuadër të Forcave Ajrore të Kroacisë. Detyra kryesore e kontingjentit kroat në operacionin e mbështetjes së paqes KFOR, që është i vendosur në zonën e aeroportit të Sllatinës në Prishtinë, është transporti i forcave të KFOR-it, mallrave dhe personave VIP.” – thuhet nga Ministria e Mbrojtjes e Kroacisë.