E bija e poltikanit serb që u rrëmbue dhe më pas u dhunua nga shërbimi sekret serb tha gjatë një interviste për “Rruga Press” se babai i saj pagoi për homazhet e kryera në Prekaz dhe për ndjesën e kërkuar për krimet e kryera gjatë luftës së Kosovës.
Ajo theksoi se babai i saj ishte rrëmbyer nga BIA serbe dhe në torturat ndaj tij kishin marrë pjesë personalisht, Milan Radojçiç dhe Goran Rakiç, dy ish-drejtuesit e Listës Serbe.
Klara Sanduloviç shtoi se familja i druhet një tjetër përpjekje për të eleminuar babain e saj pasi ai mbahet në burgun e Nishit gjysmë i paralizuar.
“Babai im u rrëmbye nga policia e shërbimit sekret serb dhe arsyeja për këtë ishte akti i vendosjes së luleve te varri i Blerina Jasharit, para një viti. Qeveria shkeli ligjet dhe pas gjashtë orësh torture dhe rrahje ai përfundoi në spital. Ai vdiq dy herë, është një deklaratë e shkruar në të dhënat mjekësore ku ata u përpoqën ta risjellin në jetë dhe në këtë gjendje u transportua në mënyrë urgjente, u rrëmbye, për në burg, ku ata insistuan ta çojnë në Nish dhe ku u organizuan që të mos dilte nga burgu i gjallë. Ata njerëz janë anëtarët e preferuar të Partisë Progresive të Serbisë. Babai im njohu shumicën dërrmuese të tyre në dhomën kur po e torturonin dhe një prej tyre ishte ky Radoiçiç, i cili mori pjesë në incidentin e Banjskës po ashtu, dhe gjithashtu një person i quajtur Rakiç, i cili ka qenë kryetar i Listës Serbe në Kosovë. Ky është një person që supozohet të jetë politikan. Këta njerëz janë kukullat e preferuara kriminale të kësaj qeverie. Ata janë shumë të mbrojtur këtu, atyre u lejohet të shkojnë brenda zyrave të BIA-s dhe të rrahin njerëz ilegalisht. Qielli është limiti për ta në këtë vend.” – u shpreh ajo.