Njohësja e politikave të sigurisë dhe doktrinave ushtarake reagoi pas fjalimit të presidentit, Xho Baiden i cili theksoi nevojën e vijimit të mbështetjes për Ukrainën pasi në rast se do të ndodhte e kundërta një tjetër front lufte do të hapej në Ballkan.
Stradner u shpreh se e kishte paralajmëruar prej kohësh një rrezik të tillë dhe se tashmë është dëshmuar se SHBA-të janë ndërgjegjësuar plotësisht për këtë rrezik.
“Unë kam paralajmëruar për një luftë në Ballkan për një kohë të gjatë dhe më në fund Amerika ka hapur sytë. Nëse nuk ndalojmë Rusinë, Ballkani është i radhës. Fronti i Dytë i Rusisë në Evropë.”- ka shkruar ajo.