Vendimi për përjashtimin e dinarit nga tregu i pagesave u mor nga Banka Qendrore e Kosovës në fundin e dhjetorit të vitit të kaluar, ndërsa ky vendim sipas SHBA-ve duhet të rishqyrtohet. 

Një zëdhenës i DASH-it tha se duhet ndërmarrë një fushatë më e gjerë konsultimesh me grupimet që preken direkt nga ky vendim.

“I bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që ta rishikojë këtë vendim, të konsultohet me komunitetet e prekura, t’i përgjigjet shqetësimeve të shprehura nga bashkësia ndërkombëtare dhe të ofrojë kohë të mjaftueshme që vendimet e saj të zbatohen në mënyrë që të zbusë ndikimin që ato vendime do të kenë tek qytetarët.

Jemi të shqetësuar se rregullorja e miratuar më 27 dhjetor do të ndikojë negativisht në komunitetin etnik serb në Kosovë.” – ka thënë zëdhënësi për Pavlovic Today.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *