Vendimin e konfirmoi kreu i komunës së Podujevës i cili theksoi se ky vendim do të hyrë në fuqi që nga data 1 shkurt. 

“Bazuar në udhëzuesin nr. 20/2018 të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit sot kam marrë vendim për ndalimin e posedimit të telefonit gjatë procesit mësimor nga nxënësit, mësimdhënësit, stafi profesional dhe punëtorët tjerë në mjediset – ambientet e institucioneve edukative-arsimore para universitar në Komunën e Podujevës.

Për zbatimin e këtij vendimi do të kujdesen Drejtoria e Arsimit dhe Drejtorët e institucioneve të arsimit parauniversitar. Vendimi hyn në fuqi nga data 1 shkurt 2024.” – shkruan Shpejtim Bulliqi në fejsbuk.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *