Forcat e Komisariatit Nr. 1 në Tiranë kanë arrestuar shtetasin me inicialet J.ZH. 35-vjeç me akuzën e ushtrimit të dhunës në familje dhe mbajtjes nën ngujim të nënës, gruas dhe vajzës së mitur.

Shtetasi në fjalë akuzohet se kishte instaluar kamera vëzhgimi brenda në banesë me të cilat vëzhgonte pjesëtarët e familjes kur largohej nga shtëpia, ndërkohë që u bllokonte dhe valët e telefonit duke u ndaluar komunikimin me persona të tjerë. 

Krahas ngujimit dhe vëzhgimit ai ushtronte dhunë të vazhdueshme ndaj familjarëve. 

Materialet hetimore lidhur me këtë shtetas i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *