Ish-kapiteni i kombëtares, Rudi Vata deklaroi se djali i tij, Roko Vata është ftuar nga kombëtarja e Irlandës, por 18-vjeçari ende nuk ka marrë një vendim se cilën kombëtare do të përfaqësojë. 

Ai theksoi se mediat në Shqipëri po shpifin vazhdimisht ndaj tij duke e akuzuar se nuk po e lejon të birin të luajë me kombëtaren. 

“Mediat shqiptare më thërrasin gjithmonë, më quajnë tradhtar: ‘Ndalon djalin tënd të luajë me Shqipërinë, si mund ta bësh këtë?’. Ata ndërtojnë histori që nuk kanë ndodhur kurrë. Në jetën time, nuk i kam thënë kurrë Rokos se cilën kombëtare duhet të zgjedhë.

E di që Irlanda trokiti në derën tonë, ai ishte një djalë i ri dhe unë thashë që ishte një mundësi e mirë. Sigurisht që unë kam kujtime të bukura me Irlandën dhe sigurisht që gjyshja e tij është irlandeze, e gjithë familja e tij nga ana e nënës është irlandeze.

Unë jam shqiptar dhe zemra ime rreh për vendin tim. Zemra ime rreh për vendin tim dhe jam shumë krenar që kam përfaqësuar vendin tim. Por kjo është jeta e Rokos, jo e imja dhe nuk është e ardhmja ime, por e Rokos.” – u shpreh Vata. 

Roko Vata shënoi golin e parë si profesionist me Sëlltikun në Kupën e Skocisë, ndërkohë që 18-vjeçari konsiderohet si një nga talented e spikatura në këtë klub me shumë histori.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *