Studentët u deklaruan në mbështetje të vendimt të dhënë nga Gjykata Kushtetuese për rishikimin e afateve të punës në Shqipëri pas diplomimit. 

Ata thonë se u mor parasysh kërkesa e tyre për t’u dëgjuar në këtë proces. 

Studentët shprehen se refuzimi për t’u dëgjuar pas këtij vendim nga gjykata do t’i nxjerrë ata sërish në shesh për protesta të tjera.

“Ne jemi dakord me vendimin. GJK i kërkoi qeverisë atë që ne i kemi kërkuar prej kohësh, që të na dëgjojnë dhe të konsultohemi. Por në këtë moment do ishte e drejtë të dëgjoheshin të gjitha palët e interesit. Ka qenë situatë e vështirë, por beteja nuk përfundon akoma. Po presim vendimin e arsyetuar. Të shohim se çfarë paraqet vendimi përfunduar që më pas të dimë edhe ne sesi të veprojmë. Këmbëngulja dhe guximi jonë nuk do përfundojë, jemi gati të mbushim sheshet nëse e drejta jonë cënohet.” – deklaroi njëra prej studentëve.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *