Trajneri gjerman dha lajmin e largimit nga të kuqtë në fundin e sezonit gjatë një interviste ku u shfaq shumë emocional.
Klop u shpreh se ka nevojë për pushim, reflektim dhe ide të reja.
“E di që ky lajm mund të jetë shokues për shumë njerëz, por gjithmonë ka një moment për të ndaluar. Kam nevojë të rekuperoj energjitë e mia pasi kjo punë kërkon shumë përkushtim. Kam dhënë gjithçka këtu dhe Liverpuli do të jetë gjithmonë si një familje për mua.” – u shpreh Klop.