Nga Bajram Mjeku
Zëri më i ëmbël i muzikës shqiptare Tefta Tashko Koço, u shua kur i kishte vetëm 37 vjet, por zëri i saj në zemrën dhe shijen e shqiptarëve mbeti i përjetshëm edhe sot mbas 76 vjetësh.
Duke ia dedikuar këtë postim fare simbolik sopranos së madhe shqiptare, me njërën nga këngët më emblematike të saj me titull: “Qan lulja për lulen”, do të bartja mesazhin për shumë të rinj shqiptarë që merren me artin muzikor.
Të krijosh vepra të mira, do të thotë të investosh me përkushtim, të kesh tekst të fuqishëm dhe kompozim të ëmbël për vesh, që lë gjurmë në hapësirë e kohë.
Muzika shqiptare e cilitdo zhanër, sot është në krizën më të madhe të saj dhe krijuesit e rinj mund të kenë model jo vetëm Teftën e madhe, por edhe shumë breza tjerë pararendës.
Tefta Tashko Koço dhe zëri i saj brilant të kujtojnë xhevahirin e xhevahiri për aq sa bëhet më i vjetër, po aq i rritet vlera dhe shkëlqimi.