Lorenco Pjetrushi qëndroi 9 ditë në agoni mes jetës dhe vdekjes në reanimacionin e spitalit të Trevisos në Itali deri sa ndërroi jetë natën e mbrëmshme. 

Ai u rrëzua nga kofano e makinës së kushëririt të tij në datën 20 janar teksa ishte ngjitur sipër saj për të xhiruar një video për TikTok. 

Ndërsa Lorenco po filmonte, kushëriri i tij ka kryer një manovër të rrezikshme me makinë si pasojë e së cilës Lorenci ka humbur ekuilibrin duke rënë në tokë. 

Përplasja i ka shkaktuar plagë në kokë duke i sjellë dhe vdekjen pas 9 ditësh. 

Prokuroria e Trevisos pritet të nisë një hetim lidhur me ngjarjen pasi policia dyshon se ngjarja mund të ketë dhe implikime të mundshme kriminale.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *