Nga Daut Dauti

Shefi i Shtabit të Armatës Britanike, gjenerali Patrick Sanders, ka kërkuar që numri i ushtarëve britanikë dhe buxheti për ushtrinë të rriten në mënyrë të konsiderueshme. Kjo për shkak se informatat tregojnë për një sulm të mundshëm të Rusisë ndaj vendeve anëtare të NATO-s. 

Sulmi mund të bëhet në vendet që i ka afër Rusia, por edhe ato që i ka larg, sikur Britaninë, duke i sulmuar me sisteme raketore caqet strategjike ushtarake dhe civile. Sulmi mund të ndodhë edhe në Ballkan ku qendër e konfliktit është Kosova, të cilën Rusia mund ta sulmojë përmes Serbisë. Kjo ishte arsyeja kryesore e vizitës së Lord Cameronit në Kosovë ku premtoi se Britania e Madhe do t’i qëndrojë pas Kosovës. 

Me fjalë tjera, tri vitet e ardhshme nuk janë të lehta për Evropën dhe NATO-n. Një ngritje e vetëdijes për luftë dhe armatim është duke ndodhur në të gjitha anët. Gjatë kësaj kohe duhet të nisë një mobilizim i përgjithshëm për armatimin e ushtrisë së Kosovës. Nëse armatosen të gjithë, pse jo edhe Kosova, që është vendi më i rrezikuar?

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *