Ish-kryetari i komunës së Gjakovës u dënua me 3 vjet e 8 muaj burg për keqpërdorim të buxhetit të shtetit gjatë kohës kur ushtronte detyrën e ministrit të Infrastrukturës.
Lekaj akuzohet se ndau 53 milionë euro për konsorciumin “Bechtel Enka” për punime në autostradën “Arben Xhaferi”.
Sipas akuzës kjo ndarje e fondeve shtesë për këtë rrugë është kryer në shkelje të ligjit dhe ka dëmtuar buxhetin e shtetit të Kosovës.