Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogani ka njoftuar se Aleanca Demokratike për Diversitet dhe Zgjim (DAVA), e cila u themelua zyrtarisht më 7 janar do të jetë partia që do të përfaqësojë interesat e myslimanëve kundër racizmit në rritje ndaj tyre – siç theksoi ai. 

Ligji i ri për dyshtetësinë u jep mundësinë komuniteteve të mëdha të ushtrojnë të drejtën e votës dhe për rrjedhojë të krijojnë dhe parti politike për përfaqësimin e tyre. 

Kjo parti është degë e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim që drejtohet nga Erdogan, ndërsa 1.5 milionë turq pritet të kenë të drejtën e votës në procesin e ardhshëm zgjedhor. 

Krijimi i kësaj partie u prit me reagime në Berlin. Ekstremi i djathtë i AFD-së e cilësoi këtë parti si një rrezik të shtuar për Gjermaninë, ndërsa reagime pati dhe nga partitë në pushtet dhe në opozitë. 

“Një degë e Erdoganit që kandidon për zgjedhje këtu është gjëja e fundit që na nevojitet” -tha Cem Ozdemir, ministri i Bujqësisë së Gjermanisë, i cili ka origjinë turke.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *