Nga data 1 shkurt Banka Qendrore e Kosovës i ka sanksionuar në rregulloren e saj ndalimin e transaksioneve dhe blerjeve në monedhën e dinarit serb.
Ky vendim i detyron të gjitha bankat e vendit dhe çdo njësi shitblerje që të kryejnë të gjitha proceset vetëm me euro.
Faktori ndërkombëtar i kërkoi Kosovës të shtynte në kohë këtë vendim, mirëpo kryeministri Albin Kurti deklaroi se vendimi është një e drejtë themelore e shtetit të Kosovës.
Reagime pati nga Serbia, ku gishti i fajësisë u drejtua sërish nga Albin Kurti. Sipas zyrtarëve dhe mediave serbe, ky vendim është një tjetër tregues se Albin Kurti po diskriminon serbët e Kosovës dhe se Serbia nuk do e njohë këtë vendim.