Lajmi u dha nga vetë misioni paqeruajtës në Kosovë ku ndër të tjera theksohet se kjo shtesë me trupa nga Gjermania vjen në kushtet kur nevojiten masa të shtuara sigurie nga rritja e mundshme e tensioneve në rajon.

“Pjesëmarrja e Gjermanisë në Forcën kosovare të udhëhequr nga NATO (KFOR), një mision paqeruajtës ndërkombëtar në Kosovë që nga qershori i vitit 1999, pasqyron përkushtimin e saj për stabilizimin e paqes dhe sigurisë në rajon. Sipas mandatit aktual të pafund, deri në 400 ushtarë gjermanë mund të dislokohen në KFOR.”- thuhet në njoftim.

Me këtë shtesë, prania e KFOR-it në Kosovë shkon në 4000 e 500 trupa nga 27 vende të ndryshme.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *