Fermerët dolën në rrugë në aksin Korçë-Pogradec duke kërkuar mbështetje nga shteti pasi sipas tyre falimentimi është i pamshmangshëm në kushtet aktuale të tregut.
Fermerët shprehen se grumbulluesit e mollës po detyrohen të hedhin produktin për shkak të pamundësisë për të konkuruar në çmim e mollët e importit që vijnë nga Serbia.
Në protesë ka dhe prani të forcave të policisë, ndërkohë që fermerët kërkojnë ndërhyrje konkrete nga shteti në ndihmë të tyre për t’i favorizuar me politika konkrete si prodhues vendas.