Të dielen luhet klasikja mes Interit dhe Juventusit sfidë e cila pritet me shumë interes për shkak të rivalitetit të madh mes dy klubeve në këtë sezon dhe afërsisë në kreun e renditjes.

Interi niset favorit me statusin e kryesuesit dhe faktit që luan në shtëpi, mirëpo Ujçeh Shezni beson se zikaltrit nuk kanë asgjë më shumë se Juventusi. Portieri polak i Zonjës së Vjetër është optimist për një rezultat pozitiv në “San Siro”. 

“Interi është shumë i fortë, por nuk më pëlqen të them se ata kanë diçka më shumë se ne. Ata shënojnë shumë dhe pësojnë pak. Kanë luajtur mirë gjatë gjithë vitit, por ne do të shkojmë në “San Siro” me shpresën për të sjellë në shtëpi një rezultat të rëndësishëm.

Unë po studioj si Çalhanoglunë, ashtu edhe Lautaron. Ata janë gjuajtës të mirë të penalltisë, por shpresoj që të mos më duhet të përballem me penallti. Çalhanoglu është shumë i mire. Gjithsesi ka ende 14-15 ndeshje dhe nuk është kjo ndeshja që vendos skudeton. Megjithatë, sigurisht që do t’i japë një sinjal të fortë kampionatit nëse një nga dy skuadrat fitojnë.”- ka thënë Ujçeh Shezni.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *