Drejtuesja e Gjykatës Kushtetuese, Hola Zaçaj u shpreh se moszbatimi i vendimit të kësaj gjykate është diçka e paimagjinueshme në një shtet të së drejtës.
“Të vësh në pikëpyetje zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese është e paimagjinueshme në një shtet ligjor.” – tha Zaçaj.
Gjykata Kushtetuese vendosi të pranojë kërkesën e 14 deputetëve të Partisë Demokratike lidhur me shqyrtimin e mandatit të Olta Xhaçkës, mirëpo shumica parlamentare vendosi të rishqyrtojë vendimin duke mos e çuar mandatin e Xhaçkës për vlerësim pranë këtij organi ligjor.
Ish-ministrja e Mbrojtjes akuzohet nga opozita se ka favorizuar të shoqin në privatizimin e disa pronave të ushtrisë për qëllime biznesi.