Luan Hoxha ka përfituar prej vitesh strehim politik në Shtetet e Bashkuara, ndërsa GJKKO-ja kërkoi që ish-eprori i lartë ushtarak të dëshmojë në procesin e Gërdecit.
Po ashtu, GJKKO-ja kërkoi dhe gjetjen e shtetases Anjola Agolli, ish-sekretare e ish-ministrit të Drejtësisë Aldo Bumçi.
Agolli do të pyetet lidhur me me një shkresë me mbishkrimin “Për Shkëlzenin” që ka dalë nga zyra e Bumçit.
Pas daljes nga seanca e sotme ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu u shpreh se askush nuk duhet të heshtë lidhur me ngjarjen e Gërdecit dhe shtoi se nuk ka ende asnjë dëshmi kundër tij në proces.