Kapiteni i kombëtares shqiptare arrii numrin e 200 ndeshjeve në Serinë A, tashmë me statusin e një lideri të padiskutueshëm në qendrën e mbrojtjes së Atalantës.
Duke folur për mediat italiane, Gjimshiti nuk e fshehu gëzimin për këtë arritje. Ai u shpreh se synon dhe një hap cilësor në karrierë dhe shpreson për suksese të mëtejshme me kombëtaren e Shqipërisë.
“Si kapiten e ndiej përgjegjësinë ndaj shokëve dhe ndaj kombit që na ndjek me ngrohtësi. Të qenit kapiten i një Kombëtareje më ka shtuar vetëbesimin si te Shqipëria ashtu dhe te Atalanta. Në të ardhmen synoj një tjetër hap në karriere pasi çdo lojtar synon të fitojë trofe.” – u shpreh Gjimshiti për “L’Eco.