I këtij mendimi është publicisti Daut Dauti. Sipas tij, përplasja e deputetes britanike Alisia Kerns me ambasadorin amerikan në Kosovë, Xhefri Hovenier pasqyron dallimet që këto dy shtete kanë në raport me politikat ndaj Kosovës dhe Serbisë.

 “Mungesa e balansit amerikan”

Alicia Kearns, kryetare e Komisionit për Politikë të Jashtme në Parlamentin Britanik, ka vazhduar kritikën e saj ndaj deklaratave të diplomatëve amerikanë ndaj Kosovës. ‘Nuk ka balans në deklaratën e ambasadorit amerikan në Prishtinë’ – ka thënë Kearns. 

Pas vizitës së sekretarit të jashtëm britanik në Prishtinë, Lordit Cameron, është e qartë se britanikët dhe amerikanët nuk kanë politikë të njejtë ndaj Kosovës dhe Serbisë. Bazuar në deklaratat e dy palëve, diplomacia britanike është në mbrojtje të Kosovës kurse ajo amerikane anon nga Serbia. Kjo gjë është e pazakonshme për anglo-amerikanët. Radha është që amerikanët t’i dëgjojnë britanikët. Më herët, Britania e Madhe kishte kryeministër që ua bënte amerikanëve me dije këtë punë.” – shkruan Dauti.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *