Deputetët e përjashtuar të opozitës nuk u lejuan nga forcat e Gardës të hyjnë në sallën e Kuvendit ndërsa deputeti Flamur Noka hodhi miell në drejtim të gardistëve. 

Noka sulmoi dhe Lulzim Bashën pas daljes nga seanca duke e quajtur mercenar dhe të pabesë. 

Seanca zgjati vetëm 20 minuta, ndërkohë që shumica u tërhoq nga votimi i projektligjit për lojërat e fatit. 

Deputeti Dashnor Sula tha pas seancës se po shqyrtohet mundësia e nisjes së një greve urie nga një grup deputetësh në mbrojtje të demokracisë.

“E kanë çuar parlamentin në këtë derexhe. Nuk kemi kërkuar asgjë më shumë se çna jep Kushtetuta, të drejtat tona. Nuk na konsiderojnë fare si opozitë. Na thonin merrnin rrogën mbyllni gojën dhe ikni në shtëpi. Nëse doni të lëpiheni për ndonjë tender hajdeni. Tani ka një opozitë të vërtetë, më mirë rebelë. Do të bjerë numri i lejeve të ndërtimit sepse paratë e paligjshme do të pastrohen përmes lojërave të fatit. Ne do vijomë aksionin opozitar, unë jam mësuar me grevë urie. Ja vlen të bëjmë grevë urie për demokracinë. Edhe sikur të vdes ja vlen për shqiptarët.” – tha Sula.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *