“Lëvizja Shqipëria Bëhet” zhvilloi një takim me simpatizantët e saj në Romë. Në fjalën e tij, Adriatik Lapaj akuzoi kryeministrin Edi Rama se po përpiqet të pengojë votën e emigrantëve. Lapaj shtoi se Rama ka frikë nga vota e emigrantëve dhe se së shpejti do të përballet me popullin në shesh. 

“I them kryeministrit të vendit: Je frikacak, sepse ke frikë të përballesh me popullin tënd kudo ndodhet,  dhe nuk ke mbajt fjalën që ke dhënë. Do na kesh përballë shesheve, sepse nuk je mësuar të kesh përballë njerëz që nuk i blen dot me leje ndërtimi, sepse do e çojmë deri në fund këtë rrugë që kemi nisur.

E dëgjova kryeministrin e vendit me zërin e ulur, e dëgjova se kishte shkuar aty ku është komuniteti më i madh shqiptar në botë në Luksemburg, dhe u thoshte:

‘Ne nuk e bëjmë dot votën e Diasporës, se nuk kemi database.’

Po database per pasaportat dhe kartat e identitetit të shqiptarëve ka ky? Po 11 vite në pushtet ka ky, apo kemi ne?

Asnjë vend në botë nuk i jep të drejtë diasporës të votojë nëpërmjet një database. Ja ku është Kosova, votojnë, dhe Kosova nuk e ka një database për emigrantët. Por, si votojnë? Ja kemi çuar projektligjin gati, e ka në parlament. Votojnë kaq thjesht sa do t’ua them tani.” – u shpreh Lapaj.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *