Kryetari i republikanëve të Serbisë i cili ra pre e dhunës nga Shërbimi Inteligjent pas vizitës në Prekaz, shkroi në fejsbuk se vendimi për ndalimin  e dinarit ka prekur interesat e botës kriminale serbe. 

Sipas tij, Milan Radojçiç dhe Zvonko Veselinoviç kanë pastruan mbi 800 milionë euro nga mundësia e ofruar për të operuar me përdorimin e dinarit në Kosovë dhe kjo shumë ka financuar aktivitetin politik të Listës Serbe.

“A është e vërtetë se problem ishin dinarët që i dërgoheshin Kosovës nga buxheti i Serbisë, pa asnjë kontroll të institucioneve të Kosovës dhe në letër? A është e vërtetë se shuma vjetore e dinarit kapte vlerën e 800.000.000 € dhe me të cilën nuk do të pasurohen më Milan Radojiçiç, Zvonko Veselinoviç, Goran Rakiç dhe kriminelë të tjerë nga Lista Serbe? A është e saktë shuma dhe a shkuan paratë për të ndihmuar komunitetin serb?

Kush nga Lista Serbe dhe përfaqësuesi i komunitetit serb në Kosovë e ka disponuar këtë shumë në dinarë dhe si e ka tregtuar? Kujt dhe sa?” – ka shkruar Sanduloviç.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *