Kreu i qeverisë së Shqipërisë deklaroi në ATV se shterimi i zgjidhjeve diplomatike mund të çojë në përdorimin e armëve mes Kosovës dhe Serbisë.
Rama theksoi se në një situatë të tillë, Shqipëria do të rreshtohej me Kosovën.
“As nuk diskutohet se Shqipëria ka qëndruar, qëndron dhe do të qëndrojë pranë Kosovës në çdo rast nevoje edhe nëse, mos e dhëntë Zoti, gjërat shkojnë në pikën ku në mes nuk është më fjala, por armët.” – u shpreh Rama.