Të paktën 1177 pozicione pune në administratë priten që të shpallen nga Departamenti i Administratës Publike(DAP) me synimin e plotësimit të vendeve vakante në një sërë institucionesh sipas nevojave.

Vetë DAP njoftoi këtë pas publikimit në fletoren zyrtare të vendimit të qeverisë për planin vjetor të pranimit në institucionet e administratës shtetërore pjesë e shërbimit civil.

“Departamenti i Administratës Publike do të shpallë përgjatë vitit 2024, vendet vakante të ndara në kategoritë si më poshtë: Për kategorinë ekzekutive (868) ; Për kategorinë e ulët drejtuese (217) ;Për kategorinë e mesme drejtuese (92). Në vendimin e miratuar nga Këshilli i Ministrave për planin vjetor të pranimit në institucionet e administratës shtetërore, pjesë e shërbimit civil renditen dhe fushat përkatëse për të cilat administrata do të ketë nevojë gjatë këtij viti: Shkenca ekonomike; juridike; shoqërore; sociale; mjekësore; inxhinierike; ekzakte; edukimi; mjedisore ose të tjera të përshtatshme; biologjike dhe të ngjashme me to; Audit i brendshëm; Histori-filologji; Veterinari; Agronomi; Zootekni; Mbrojtje bimësh; Kimi; Arkitekturë; Arkeologji dhe restaurime; Artet e bukura; Gjeodezi; Mësuesi; Arsim i lartë ushtarak/policor; Arsim i lartë” thuhet në publikimin e DAP.

I njëjti vendim qeverie rendit edhe institucionet e administratës shtetërore ku planifikohen vendet vakante gjatë vitit 2022 ku bëjnë pjesë :kryeministria dhe institucionet në varësi të saj, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, sistemi i ministrisë së Brendshme, sistemi i ministrisë së Mbrojtjes, sistemi i ministrisë së Financave, sistemi i ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, sistemi i ministrisë së Drejtësisë, sistemi i ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, sistemi i ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, sistemi i ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, sistemi i ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, sistemi i ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

Departamenti i Administratës Publike ka shpjeguar edhe mënyrë sesi personat e interesuar për këto vende vakante mund të aplikojnë sa herë që ka një shpallje me interes për ta.

“Për të aplikuar në shpalljet që publikon DAP në faqen zyrtare, ëëë.dap.gov.al, kandidatët duhet të krijojnë fillimisht profilin e tyre online me dokumentet e nevojshme e më pas të aplikojnë në shpallje për të cilat kanë interes dhe që plotësojnë kushtet e përgjithshme dhe ato të posaçme” thuhet në sqarimin e institucionit./N.Maho

Burimi: Monitor.al

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *