Goli i Benjamin Shesko në minutën e dytë në sfidën mes Lajpcigut dhe Realit të Mardidit ka krijuar shumë polemika. 

Në Gjermani flasin për vjedhje të hapur, ndërsa “rezerva” për gjykimin pati dhe nga një tjetër gjerman, kundërshtar në fushë. 

Toni Kros tha pas takimit se goli i Lajpcigut dukej i rregullt dhe se ai mbeti i befasuar pasi ai u anullua. 

“Në pjesën e parë folëm shumë për atë që ndodhi në minutën e dytë te goli i Lajpcigut, i cili u anulua. Nuk ishte jashtë loje për mendimin tim. Nuk  e di nëse vendime të tilla i shërbejnë apo jo futbollit, por mendoj se Lajpcigu na shënoi një gol të rregull.” – u shpreh mesfushori i Realit të Madridit.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *