Nora Gjakova nuk do të paraqitet në finalen e Grand Slamit në Baku, pasi në gjysmëfinale ka pësuar një lëndim. Lajmin e ka bërë të ditur trajneri Driton Kuka.

“Në gjysmëfinale mposhti Beurskens në një luftë të fortë por në të cilën Nora dëmtoi një muskul pas 2 minutash luftë dhe më shumë mund e ruajti epërsinë! Por ia doli të hyjë në finale ku për fat të keq s’do garojë me sugjerimin e mjekut dhe timin!”, ka shkruar Kuka në Facebook.

Gjithsesi, ai e ka vlerësuar medaljen e argjendtë në këtë aktivitet. “Medalje me shumë vlerë. Ajo do të jetë bartëse në Lojëra Olimpike me 700 pikët e fituara”, ka shtuar Kuka.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *