Lajmin e konfirmoi ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla sipas të cilit ministria që ai drejton  është njoftuar nga zyra e Interpolit për këtë procedim. 

Sveçla e cilësoi këtë zhvillim si shumë të rëndësishëm duke kërkuar sjelljen e përgjegjësve të sulmit në Bajnskë para drejtësisë në Kosovë. 

“Mirëpres njoftimin zyrtar nga selia qendrore e INTERPOL se tashmë janë insertuar në sistemin e urdhër arrestit ndërkombëtar të gjithë personat e dyshuar që realizuan sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit. 

Ky është një hap i rëndësishëm dhe si i tillë ka efektin e plotë atëherë kur Serbia e cila është duke strehuar dhe akomoduar këta terroristë, i dorëzon tek autoritetet tona për t’u përgjigjur para drejtësisë.

Llogaridhënia për organizimin dhe realizimin e sulmit terrorist të 24 shtatorit ku mbeti i vrarë Rreshter Afrim Bunjaku është e domosdoshme. Ndëshkimi për urdhërdhënësit, organizatorët dhe ekzekutuesit e këtij sulmi duhet të ndodhë sa më parë, si garancë e mos përsëritjes së akteve të ngjajshme terroriste.” – shkroi Sveçla në fejsbuk.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *