Shtetet e Bashkuara kanë propozuar një projektrezolutë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për një armëpushim të përkohshëm në Gaza.

SHBA-ja gjithashtu ka paralajmëruar Izraelin për pushtimin e qytetit tashmë të mbipopulluar të Rafahut.

Kjo është hera e parë, që prej fillimit të konfliktit, që administrata amerikane bën paralajmërime të tilla të hapura ndaj Izraelit.

Më shumë se një milion palestinezë, që përfaqësojnë rreth gjysmën e popullsisë së Gazës, janë zhvendosur nga vendbanimet e tyre për në Rafah.

Qyteti jugor, i cili kufizohet me Egjiptin, ishte shtëpia e vetëm 250,000 njerëzve para luftës.

Shumë prej të zhvendosurve jetojnë në strehime të përkohshme ose tenda në kushte të mjerueshme, me akses të kufizuar në ujë të pijshëm të sigurt ose ushqim.

OKB-ja ka paralajmëruar se një sulm i planifikuar i Izraelit në qytet mund të çojë në një “masakër”.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *