Protestuesit u mblodhën para Kuvendit të Shqipërisë duke kundërshtuar votimin e projekligjit për zonat e mbrojtura që lejon investimet strategjike në këto zona. 

Sipas protestuesve, pasuria kombëtare po copëzohet në mënyrë klienteliste duke u kthyer në pronë private për oligarkët e lidhur me pushtetin.

“Nesër nuk do të ketë më bregdet pasi do të jetë pronë private e disa individëve dhe do të kërkojnë shuma marramendëse parash që ta shijoni natyrën tuaj, që fëmijët tuaj të luajnë ashtu si keni luajtur ju.” – shkruhej në një nga banderolat e protestuesve.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *