Një shtetas serb është arrestuar nga autoritetet vendase atje, pasi dyshohet se spiunonte për llogari të Shërbimit Informativ të Shqipërisë dhe Agjencive të inteligjencës në Kosovë.

Personi u arrestua në Jagodinë, një qytet në Serbi.

Arrestimi u krye në  përfundim të hetimeve dhe ndjekjes së një grupi personash të dyshuar se përbëjnë rrjetin e inteligjencës të krijuar në territorin e Serbisë me urdhër të Agjencisë së Inteligjencës Shtetërore të Shqipërisë (SHISH) dhe agjencive të inteligjencës së Kosovës.

Shtetasi me iniciale P.M nga Jagodina, shtetas i Serbisë, i cili është arrestuar teksa po kthehej nga jashtë.

Ai dyshohet për veprën penale të spiunazhit dhe i është caktuar masa e paraburgimit me 30 ditë.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *