Familjarët e Arben Lleshit kanë refuzuar të tërheqin trupin e Arben Lleshit i vrarë para tre muajsh në burgun e Peqinit nga Sokol Mjacaj. 

Familjarët pretendojnë se trupi që mbahet në morg nuk i përket të afërmit të tyre.

Identifikimi i tij me gjurmët e gishtave duket i vështirë tre muaj pas vdekjes, ndërkohë që prokuroria do të kërkojë krahasimin e ADN-së së viktimës me familjarët. 

Nëse krahasimi e provon përkatësinë familjare të Lleshit dhe familja sërish e refuzon tërheqjen e trupit, atëherë e drejta për të kryer ceremoninë mortore të Lleshit i kalon bashkisë së Mirditës.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *