Kryeministri Edi Rama ndau pamjet nga takimi në kryeministri me presidentin ukrainas, Volodimir Zelenski i cili do të jetë për dy ditë në Tiranë.
Rama shkruan në rrjetet sociale se kjo vizitë është krenari për Shqipërinë dhe se vendi ynë do të vijojë të mbështesë Ukrainën në luftën e saj ndaj Rusisë.
“MIRËMËNGJES dhe me krenarinë për Shqipërinë, që sot mikpret në Samitin e Europës-Juglindore, liderin e rezistencës heroike ukrainase, Presidentin Volodymyr Zelenskyy, në një takim solidariteti e angazhimi të mëtejshëm të demokracive tona kundër agresionit rus, ju uroj një ditë të mbarë.”- shkruan Rama.