Kryeministri i Kosovës tha gjatë përurimit të nismës “Labour Friends of Kosova” (Miqtë Laburistë të Kosovës) në Londër se Mbretëria e Bashkuar ishte dhe vazhdon të jetë me Kosovën në ditët më të vështira.
“Kur mendoj për Mbretërinë e Bashkuar, mendoj për vlerat tuaja: Tolerancën, modestinë, guximin dhe më e rëndësishmja, nderin. Britania është një vend që nuk ua kthen shpinën miqve dhe aleatëve të saj. Një vend që nuk rri duarkryq dhe nuk shikon përballë agresionit, dhunës dhe terrorit. Ne e dimë shumë mirë këtë dhe vazhdojmë ta ndiejmë dhe ta vlerësojmë atë mbështetje.” – u shpreh Kurti.